Fitim Çeku ka reaguar pas raportimeve për një vendim të rëndësishëm nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.
Përmes një postimi, ai shkruan:
“Lajm i mirë nga Amerika: Donald Trump urdhëron mbylljen e Departamentit për Krimet e Luftës dhe Konfliktet Globale që ishte nën udhëheqjen e Bruce Schwartz,” shkruan Çeku, duke cituar raportimin e CNN.
Ai kujton se Bruce Schwartz është prokurori që, së bashku me Jack Smithin, bllokuan takimin Thaçi – Trump në Shtëpinë e Bardhë. Çeku gjithashtu përmend deklaratat e Richard Grenellit, i cili një muaj më parë kishte zbuluar përfshirjen e Schwartz-it në këtë skandal.
Sipas tij, ky zhvillim mund të sjellë edhe mbylljen e Gjykatës Speciale në Hagë, duke e quajtur këtë një kthesë të madhe për drejtësinë:
“Amerika kadal-dal po kthehet duke vendos gjanat në vendin e vetë. Nuk do të ketë më prokurorë dhe gjykata shantazhuese” përfundon Çeku. /TV Arbëria