Veliaj takohet me kampionët olimpikë: Krenarë për punën dhe mesazhin që po i japin rinisë shqiptare

Kreu i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me kampionët...

Ambasadori serb në Tiranë: Qëndrimi ynë ndaj Kosovës është diametralisht i kundërt me atë ndaj Shqipërisë

Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lajçakut iu vazhdua mandati, Pahor që pret ta pasojë s’e di se çfarë ndryshoi në Bruksel

Extra AL PVC

Në prill, Miroslav Lajçak u shfaq i zhgënjyer dhe aspak optimist për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa mandati i tij si i dërguar i BE-së për t’u marrë me këtë punë po i afrohej fundit. Në maj në Bruksel nuk u diskutua për përfundimin e mandatit të tij dhe në qershor ai erdhi në rajon për të treguar se s’do të shkojë askund dhe se ka punë për të bërë deri në janar të vitit të ardhshëm. Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, që po synon ta marrë vetë këtë pozitë, nuk e di se çfarë ndodhi në Bruksel që e la diplomatin sllovak të merret edhe më tej me dialogun.

Miroslav Lajçak s’po shkon askund, ashtu siç i tha ai vetë platformës Sbunker në fund të qershorit, ku tregoi se po punon për hapat e ardhshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për t’u marrë me këtë proces do të qëndrojë në këtë detyrë deri në janar të vitit të ardhshëm.

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, i cili do të zëvendësohet më shpejt e ka formalizuar vazhdimin e mandatit të Miroslav Lajçak, ndërsa u tha se qëllimi i këtij vendimi është që të sigurohet që mos të krijohet vakum në këtë post.

Borrell shumë shpejt do të largohet nga kjo pozitë dhe Kaja Kallas, kryeministrja aktuale e Estonisë është një nga emrat që po diskutohet në Bruksel për ta marrë detyrën e shefes së politikës së jashtme të bllokut.

Shtetet anëtare të BE-së janë pajtuar paraprakisht që Lajçakut t’i vazhdohet mandati deri në janar dhe kur kjo çështje u bë e kryer, foli ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Pahor ka shprehur hapur synimin e tij për ta pasuar Lajçakun në detyrën e të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi, duke marrë së pari mbështetjen brenda vendit të tij.

Ai tha të shtunën se në mars ishte ftuar të shkonte në Bruksel, ku ishte takuar me Lajçakun. Ai tha se u pyet nëse ishte i gatshëm ta konsideronte vazhdimin e punës së tij.

“Por më pas diçka ndryshoi në Bruksel. Nuk i di të gjitha arsyet pse. Procesi i përzgjedhjes nuk ishte përfunduar tashmë në maj, siç u tha fillimisht, por këshilli (i ministrave të jashtëm të BE-së) vendosi në qershor ta zgjasë mandatin e Lajçak për gjysmë viti, pra deri më 31 janar”, tha Pahor në një intervistë për “N1” slloven.

Pahor tha se mbetet i gatshëm për t’u emëruar në pozitën e të dërguarit për dialogun, por tha se do ta kishte më të lehtë “nëse procesi i përzgjedhjes do të bëhej në maj”.

Pasi për fundin e mandatit të Lajçak nuk u diskutua në maj, por përkundrazi, ai muajin pasues erdhi në Kosovë e Serbi nga ku njoftoi se do të mbetet në këtë pozitë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithëse mandati i tij i rregullt përfundon në fund të gushtit dhe nga 1 shtatori do të duhej ta niste punën si ambasador në Zvicër, ai tha se i është kërkuar që të mbajë edhe pak pozitën që ka dhe se ka shumë punë për të bërë deri sa të largohet përfundimisht.

Vizita në Prishtinë, e më pas edhe në Beograd, ai tha se kishte të bënte “me mënyrën e ripërqendrimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çfarë hapash konkret do të ndërmarrim”.

Diplomati sllovak tha se ai është personi përgjegjës që do ta bëjë vlerësimin për përparimin në dialog, nga e cila gjë do të varet ndarja e mjeteve nga Plani i Rritjes për Kosovën dhe Serbinë. Për këtë arsye, Lajçak tha se e ka parë të nevojshëm një takim me zyrtarët në Kosovë dhe Serbi për hapat që duhet të ndërmerren.

Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes një shumë prej rreth afro 1 miliard euro, të cilat Qeveria kishte thënë se do të shërbenin për zbatimin e reformave dhe projekteve investive.

Lajçak thotë se as Kosova dhe as Serbia s’mund të bëhen anëtare të BE-së përpara se të finalizohet marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Ai së fundmi është shprehur i bindur se “përfundimisht Asociacioni do të themelohet”, duke shtuar se “Kosova është e obliguar ta bëjë këtë sipas ligjit ndërkombëtar”.

Ndërsa mandati i tij i ndërmjetësit po i afrohej fundit, Miroslav Lajçak ishte shprehur i zhgënjyer dhe aspak optimist për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në prill. Ai thoshte se nuk besonte se këto dy vende janë të gatshme për këtë.

Mandati i rregullt i Lajçak si përfaqësues special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të përfundonte në vjeshtë. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell e kishte emëruar sllovakun në këtë detyrë jo të lehtë në vitin 2020.

Pas katër vitesh, rezultati nuk është pozitiv, pasi nga ai pritej të sillte normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve ballkanike, por marrëdhëniet vetëm sa janë përkeqësuar, me tensionet që u përshkallëzuan deri në dhunë. Gjithsesi, para se ta lë këtë pozitë, Lajçak duket se e synon një sukses në detyrën e tij të vështirë. /Gazeta Express

spot_img

Të fundit

Anulimi i konkursit për gradimin e policëve, Sveçla: Nuk pati keqpërdorime, vetëm disa lëshime

Policia e Kosovës njoftoi ditë më parë se ka...

Biden premton masa mbrojtëse për imigrantët, Trump dëbime masive

Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara Joe Biden dhe...

Veliaj takohet me kampionët olimpikë: Krenarë për punën dhe mesazhin që po i japin rinisë shqiptare

Kreu i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me kampionët...

Anulimi i konkursit për gradimin e policëve, Sveçla: Nuk pati keqpërdorime, vetëm disa lëshime

Policia e Kosovës njoftoi ditë më parë se ka marrë vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter, të shpallur më 12...

Biden premton masa mbrojtëse për imigrantët, Trump dëbime masive

Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara Joe Biden dhe Donald Trump kanë pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e imigracionit. Dallimet e tyre mbi këtë...

Lojtarët e Spanjës po kërkojnë ‘hakmarrje’ ndaj yllit anglez për sjelljen e tij arrogante që shkaktoi përleshje masive

Një kontigjent i lojtarëve të Spanjës nuk e kanë harruar sjelljen e njërit prej yjeve të Anglisë në një ndeshje të mëparshme ndaj tyre. ‘Tre...