Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Ky është pronari i marketit “Cani” që u arrestua për sulmin seksual ndaj 15-vjeçares në Gjilan

Ky është pronari i marketit “Cani” që u arrestua për sulmin seksual ndaj 15-vjeçares në Gjilan

Një 15-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një 58-vjeçar, i cili del te jetë pronar i marketit ku edhe ka ndodhur ngjarja.

I dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia, i dyshuari për sulmin seksual ndaj të miturës është 58-vjeçari, Fatmir Rudhani.

Rudhani është pronar i marketit “Cani”, i cili ndodhet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan, aty ku e mitura është sulmuar seksualisht nga i dyshuari.

Kështu ka raportuar në Polici e mitura, e cila ishte e shoqëruar nga babai i saj, dhe bashkë me të e kanë denoncuar rastin pak orë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Sipas deklaratave të tyre në Polici, sulmi seksual ka ndodhur dje rreth orës 18:30, brenda ambientit të marketit.