Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kushtetuesja i jep dritën e gjelbërt reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës

Kushtetuesja i jep dritën e gjelbërt reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese sot i dha dritën e gjelbër reformës së madhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Sipas saj, angazhimi dhe përpjekja për një reformë rrënjësore në sistemin prokurorial, më në fund po merr drejtimin e merituar.

Teksa theksoi se kjo është një fitore e madhe, një fitore për reformën dhe për tërë sistemin e drejtësisë.

“Pas një përpjekjeje e rruge tejet të gjatë, të ballafaquar me jo pak sfida e pengesa, me bojkotime e vonesa, sot Gjykata Kushtetuese ka njoftuar dhe ka validuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial.

Kjo është një fitore e madhe, një fitore për reformën dhe për tërë sistemin e drejtësisë.

Rrjedhimisht KPK nuk do të funksionojë tutje bazuar në interesat grupore, politike e klanore, dhe nuk do ta ketë përbërjen korporatiste dhe të pabalancuar e të dominuar pothuajse 100% me prokurorë, e të cilat, vetëm dëme të pa-riparusheme i sollën vet sistemit.

Tutje KPK do të funksionojë e ri-organizuar, me përbërje sipas standardeve më të mira ndërkombëtare dhe profesionale, por gjithashtu, me kriteret profesionale të përbërjes e llogaridhënies.

Ndryshimet e tilla, përveçse do ta eliminojnë këtë lloj të funksionimit, te keqmenaxhimit e korporatizmit në KPK, ato gjithashtu sistemit do t’i sjellin profesionalizëm e integritet, transparencë dhe llogaridhënie, me synimin e rritjes së efikasitetit profesional, rritjes së integritetit dhe besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë proces. Mirënjohëse për angazhimin profesional”, tha më tej ajo.