Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kusari-Lila: Disa deputetë me mosvotim bënë shkelje, kjo s’duhet të përsëritet të hënën

Kusari-Lila: Disa deputetë me mosvotim bënë shkelje, kjo s’duhet të përsëritet të hënën

Deputetja e zgjedhur nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se disa deputetë nuk kanë votuar fare në seancën konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kusari – Lila ka thënë se më këtë veprim ata kanë bërë shkelje sipas  aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se ky veprim nuk mund të përsëriten edhe të hënën ku do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. KOU9/14, pika 128 thotë se “Në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu. Dje në pikën për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, kishte deputetë që nuk morën pjesë fare në votim. Mosvotimi sipas këtij Aktgjykimi konsiderohet shkelje. Ky veprim nuk mund të përsëritet nesër gjatë vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit”, tha ajo në Facebook.