Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kusari Lila: Albulena Haxhiu ka tri herë më shumë vota se Ramush Haradinaj dhe se Memli Krasniqi

Kusari Lila: Albulena Haxhiu ka tri herë më shumë vota se Ramush Haradinaj dhe se Memli Krasniqi

Deputetja Mimoza Kusari -Lila, pas ndërprerjes së seancës, e ka lavduar deputeten Haxhiu për punën dhe aktivitetin e saj, duke shtuar gjithashtu se është i papranueshëm, gjykimi dhe vlerësimi nga ish-opozita që të ndërrohet kandidatja e GP të VV’së.

 

“Lehtësia me të cilën po gjykohet dhe po vlerësohet mundësia e ndërrimit të kandidates të GP tonë është i papranueshëm.
Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me 125 mijë vota, apo thënë ndryshe tri herë më shumë vota se Haradinaj apo dy herë më shumë se i tërë grupi i AAK’së. Do të thotë pesha politike i Haxhiut për tëqenë kryetare e Kuvendit, është i pakontestueshëm. Gjithashtu nëse krahasohet edhe me vetë liderin e opozitës, Memli Krasniqi, – znj. Haxhiu është 30 mijë vota më para.

Mos ta marrim aq lehtësisht,mundësinë e ndryshimit të një propozimi e gjithashtu edhe punën e aktivitetin e saj politik.

Haxhiu ka qenë mbi 11 vite, deputete e opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Roli i saj nuk ka qenë unifikues me thirrje, por ka qenë opozitare. Dhe besoj se si opozitare ka tregu përkushtimin, betejën e vazhdueshme për të gjitha kauzat për të cilat ajo dhe VV i ka përfaqësu”, tha Kusari-Lila.