Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe deputeten e Kuvendit, Liza Gashi, vizitoi sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua nga autoritetet serbe.
Ish-polici i Njësisë Speciale Operative, Arbnor Spahiu, i cili u arrestua në Serbi, ku po akuzohet për vrasje të rëndë në rastin Bansjka.
Në një njoftim të ZKM-së është thënë se Kurti i njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë.
“Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së për vizitën në Kamenicë.