Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë së në një nga pronat e saj të rikthyera në veri të Mitrovicës është vendosur Policia e Kosovës. Kurse dje sipas tij, 2,133 prona janë bartur zyrtarisht në emër të saj, në Trepça Sh.A.
“Më herët, ia kemi rikthyer Terminalin Doganor që në nëntor të vitit të kaluar ka shënuar rekord të të hyrave prej kur u rifunksionalizua në 2021. Nga minierat po nxjerren xehe gjithnjë e më shumë, ndërkohë që shpenzimet janë zvogëluar e të hyrat janë rritur”, tha Kurti.
Derisa shtoi se “nga gërryerja prej keqpërdorimeve dhe skandaleve, Trepçën do ta fusim nën ombrellën e Fondit Sovran, drejt investimeve të mëdha dhe prodhimit të hovshëm. Trepça është krenari dhe aset. Krenari që e çmojmë dhe aset që e zhvillojmë”./TV Arbëria./