Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot do të mbahet mbledhje e qeverisë.
Sipas njoftimit, mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00.
Mbledhja vjen përkundër faktit se dje, Kurti, ka dorëzuar letrën e dorëheqjes së bashku me kabinetin qeveritar.
Në letër thuhet se Kurti dha dorëheqjen me ministrat për të bërë betimin si deputetë të Kuvendit.
Por seanca e djeshme e Kuvendit dështoi për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.