Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një shkrimi në platformën “X”u ka shprehur ngushëllime familjeve të prekura nga sulmi me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e së martës në një shkollë të mesme në Graz të Austrisë.
Kurti më tej tha se të gjithë kanë të drejtë për siguri dhe një mjedis ku mund të mësojnë pa frikë dhe kërcënim.
“Të gjithë kanë të drejtën themelore për siguri dhe një mjedis ku mund të mësojnë pa frikë dhe kërcënim. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, u shpreh ngushëllime familjeve të prekura dhe shpreh solidaritetin tonë me popullin e Austrisë”, ka shkruar Kurti.