16:04 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti në takim miqësor me ambasadorin Walker

Kurti në takim miqësor me ambasadorin Walker

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin William Walker, ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij.

Sipas njoftimit, ata diskutuan mbi  zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve, si dhe puna dhe sfidat e institucioneve të Kosovës dhe rajonit.

“Faleminderit për rolin tuaj historik për popullin tonë dhe për angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë,” tha Kurti në takim.