13:12 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti në ankth: “Veriu mund të rirobërohet” nga serbët në zgjedhjet lokale. Analisti Afrim Kasolli zbërthen insistimin e Kurtit që zgjedhjet nacionale të mbahen bashkë me ato lokale

Kurti në ankth: “Veriu mund të rirobërohet” nga serbët në zgjedhjet lokale. Analisti Afrim Kasolli zbërthen insistimin e Kurtit që zgjedhjet nacionale të mbahen bashkë me ato lokale

Analisti politik Afrim Kasolli në studion e Arb Debat ka thënë se Kurti po dëshiron që me çdo kusht zgjedhjet nacionale të mbahen bashkë me ato lokale.

Ai ka thënë se “Veriu mund të rirobërohet”.

“Përçapësioni publik se si kryetarët shqiptarë që janë investuar, sepse sikur mos të ishin këta kryetar shqiptarë, situata do të degjeneronte dhe shumë më tepër. Befas, ky çlirimi i veriut në zgjedhjet e ardhshme lokale mund të rirobërohet përsëri, dhe nëse mbahen zgjedhjet nacionale pas atyre lokale, kjo do të jetë një lloj goditje elektorale për Lëvizjen Vetëvendosje.”

Sipas tij, qëllimi i Kurtit është që zgjedhjet komunale të mbahen bashkë me ato nacionale, por as që të mbahen pas zgjedhjeve komunale, për të vetmen arsye që mos të shihet rirobërimi i Veriut pas zgjedhjeve komunale. /TV Arbëria