15:11 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti nderon me homazhe veprimtarin Xhevdet Leci në 26-vjetorin e rënies

Kurti nderon me homazhe veprimtarin Xhevdet Leci në 26-vjetorin e rënies

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kryer homazhe te varri i Xhevdet Lecit, në 26 vjetorin e rënies së tij.

“Xhevdet Leci gjatë viteve të ‘90-ta punoi ditë-natë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ishte edhe patriot, edhe humanist dhe në të njëjtën kohë zgjeronte, thellonte, ngriste rezistencën e popullit tonë, e cila fillimisht ishte paqësore e paarmatosur, e më pastaj edhe kryengritje e armatosur çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja”-tha Kurti.