Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të japë përgjigje përballë pyetjeve të gazetarëve lidhur me zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë një paraqitjeje publike, Kurti nuk komentoi rreth dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve pas zgjedhjeve të fundit, duke lënë pa përgjigje pyetjen kyçe: “Sa do të vazhdojë kjo situatë?”.