Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti e Vitia sot marrin pjesë në përurimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Mamushë

Kurti e Vitia sot marrin pjesë në përurimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Mamushë

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin sot pjesë në përurimin e Qendrës e re të Mjekësisë Familjare në Komunën e Mamushës, raporton Express.

Ceremonia e përurimit do të mbahet në orën 12:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, marrin pjesë në përurimin e Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komunën e Mamushës”, thuhet në njoftim.