Gjendja e librit, nuk mund të themi që nuk ka libër. Ka libër po shkruhen libra shumë po botohen libra shumë herë herë edhe po përkrahen por nuk është bërë seleksionimi i ati libri që duhet.
Kështu ka deklaruar krijuesi letrar, Muharrem Kurti i ftuar në emisionin “N’PULT” në Tv Arbëria.
“Gjithmonë e kam thënë që duhet të ketë një nivel ku do të duhej të seleksionohej si libri i vlerave taman profesionale dhe i mirëfilltë që duhet të shkruhet “, tha më tej ai.