Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​”Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit”

​”Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit”

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidenten Vjosa Osmani për takim të enjten.

Ajo pas dështimit të 15-të të zgjedhjes së trupave të legjislativit, tha se takimin e ftuar nga Osmani ndaj liderëve të partive parlamentare për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë, duhet të diskutohet konstituimi i Kuvendit, e jo që zyra e të parës së vendit të përdoret për marrëveshje politike.

“Kryeministri Kurti dhe kryetari i LVV-së ka marrë ftesën dhe besoj se përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim. Nënkuptohet se takimi ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit, pasi nuk mundet që zyra e presidenten të përdoret për marrëveshja politike. Ato bëhen mes grupeve apo mes partive politike. Do të diskutohet ky proces që po dështon me mungesë pjesëmarrje në votim të një numri të konsiderueshëm të deputetëve dhe natyrisht për hapat tutje…Formatin e takimit e ka ftuar presidentja dhe në atë format i ka ftuar drejtuesit e partive apo koalicionet në grup siç janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet. Në atë format merr pjesë Kurti si përfaqësues i listës së përbashkët që kemi garuar”,thaKusari-Lila, e cila është pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke folur për dërgimin në Kushtetuese të ndryshimit të mënyrës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Kusari-Lila tha se mënyra sesi ishte shkruar kërkesa nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishte e tillë që mund të mos jetë e pranueshme nga Kushtetuesja.

“Mënyra sesi ishte shkruar kërkesa e një grupi parlamentar të cilët nuk kanë nënkryetar të Kuvendit për Gjykatën Kushtetuese është e tillë që mund të mos jetë e pranueshme. I takon gjykatës për atë pjesë, mirëpo është me rëndësi të dihet roli dhe funksioni i secilit. Nuk e di pse dhe cili është misioni atyre që vijnë dhe nuk marrin pjesë në votim. Vota për kundër dhe abstenim është përcaktuar në aktgjykimin e qartë të Kushtetueses”, theksoi ajo./kp