12:43 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu, organizata “Shqiptaria” dhe Loris Kastrioti II me iniciativë për njohjen e Kosovës nga një shtet evropian

Kryeziu, organizata “Shqiptaria” dhe Loris Kastrioti II me iniciativë për njohjen e Kosovës nga një shtet evropian

Ashtu si para 582 viteve kur kryheroi kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, u rikthye në mënyrë lapidare për ta shpëtuar popullin shqiptar nga zgjedha pushtuese, ngjashëm sot trashëgimtari i gjakut të tij ,Loris Castriota Skanderbegh II është vënë në ndihmë shtetit të Kosovës.

Në rrahje të ideve së bashku me përfaqësuesin e Organizata Shqiptaria, z. Basri Beka dhe Lorisin, së shpejti do të fillojë një inciative për ta kerkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga një vend Europian!

“Lorsin e falenderoj përzemërsisht për të gjitha aranzhimet e takimeve me vëllezërit tanë të gjakut e te gjuhës, dhe krijimin e mundësive të bashkpunimeve të ndërsjella kulturore dhe ekonomike me bashkëkombësit tanë nga toka Arbërore! Falënderimet e përzemërta dhe, rrespekt maksimal nga thellesia e qenies për gjithçka që keni bërë Loris, Franko dhe të gjithë ju kryetarë të Komunave Arbëreshe me gatishmërinë të punoni edhe për njohje të vendit tonë! Ju jeni shembull se si dashuria për atdheun e të parëve nuk duhet të venitet kurrë. Dhe se si ideja shqiptarisë duhet të jetojë ndër shekuj e brez pas brezi deri ne përjetësi! “