Për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” ka bërë edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi bashkë me Shoqatat e dala nga lufta dhe familjet e dëshmoreve.
Kryetari Idrizi ka thënë se sot është një ditë e madhe, e veçantë dhe historike, jo vetëm për Kosovën por për gjithë kombin shqiptar.
Idrizi: Sot është një ditë e madhe, e veçantë dhe historike
“Sot është një ditë e madhe, e veçantë dhe historike, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë kombin shqiptar, prandaj jemi këtu pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari për këtë familje, për të nderuar sakrificën që bëri kjo familje bashkë me dëshmorët e tjerë të kombit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” sot kanë bërë personalitete të ndryshme nga vendi dhe rajoni. /TV Arbëria