Kryeministri i Belgjikës Alecander De Croo , gjatë një adresimi sot në Parlamentin Evropian, ka pohuar se liria dhe demokracia do të testohet këtë vit më shumë se asnjë herë tjetët.
Ndërkohë, sa i përket mundësisë së një kthimi eventual të Donald Trump-it, lideri belg tha se Evropa nuk duhet t’i frikësohet një skenari të tillë.
2024 do të jetë një vit vendimtar. Një vit ku liritë dhe demorkacitë tona do të testohen, dhe atë jo vetëm sa i përket zgjedhjeve për këtë shtëpi, por edhe zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Por nëse vendi përtej oqeanik përcaktohet për modelin “Amerika e para” ne si evropian nuk duhet t’i frikësohemi kësaj mundësie, por duhet ta përfaqësojmë atë, me qëllim që ta forcojmë edhe më shumë Evropën.
/TV Arbëria