Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi për buxhetin e vitit 2025: Është jetëshkurtë, me rikthimin e LDK-së në pushtet do të rishikohet

Krasniqi për buxhetin e vitit 2025: Është jetëshkurtë, me rikthimin e LDK-së në pushtet do të rishikohet

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deklaron se buxheti i miratuar sot për vitin 2025 është bërë pa marrë parasysh amendamentet e opozitës. Kësisoj sipas deputetes Krasniqi, “edhe në vitin 2025 Albin Kurti e Vetëvendosje synojnë t’a mbajnë popullin me lëmosha e jo me zhvillim e punësim”.

Por, deputetja Krasniqi shprehet se “ky buxhet është jetëshkurtër”, sepse sipas saj “pas 9 shkurtit, me rikthimin e Lidhjes Demkratike të Kosovës në qeverisje dhe Lumir Abdixhikun si Kryeministër, ky buxhet do të rishikohet”.

Reagimi i saj i plotë:

Sot u miratua buxheti për vitin 2025. Një buxhet pa vizion të qartë për Kosovën, një buxhet i stagnimit e regresit ekonomik.

Edhe në vitin 2025 Albin Kurti e Vetëvendosje synojnë t’a mbajnë popullin me lëmosha e jo me zhvillim e punësim.

Për herë të parë, nuk janë marrë parasysh amendamentet e opozitës në buxhet. Një veprim tërësisht jodemokratik dhe diskriminues.

Ky buxhet është jetëshkurtë. Pas 9 shkurtit, me rikthimin e Lidhjes Demkratike të Kosovës në qeverisje dhe Lumir Abdixhikun si Kryeministër, ky buxhet do të rishikohet.