Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi: Në këtë krizë PDK do të marrë pjesë në çfarëdo takimi për zhbllokimin e situatës

Krasniqi: Në këtë krizë PDK do të marrë pjesë në çfarëdo takimi për zhbllokimin e situatës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se presidentja Vjosa Osmani do të duhej t’i mblidhte përfaqësuesit e partive politike në një tryezë për të gjetur një rrugëdalje nga kriza institucionale.

Krasniqi tha se “ajo ka mandat legjitim” për ta bërë këtë.

“Ne s’kemi as kryeministër legjitim, s’kemi as kryetar Kuvendi, e kemi vetëm presidenten që është në mandatin e saj. Në këtë krizë, po besoj që presidentja mund të marrë një rol, të paktën ndoshta për ta organizuar atë tryezë që e kemi hamendësuar edhe ne”, tha Krasniqi.

Ai tha se “i takon asaj të vendosë kur”.

“Partia Demokratike e Kosovës, ju e dini që në çfarëdo takimi për zhbllokimin e situatës do të marrë pjesë”.