Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, dy anëtarët e VV-së votojnë kundër

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, dy anëtarët e VV-së votojnë kundër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar ‘‘PËR’’ certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Në këtë votim, ”për” kanë votuar 9 anëtarë, ndërsa dy të tjerë ishin kundër.

Kundër certifikimit kanë qenë anëtarët nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më parë gjatë mbledhjes, Kreshnik Radoniqi ka treguar për rezultatet përfundimtare të partive në Kosovë.

‘‘Lidhur me certifikimin e rezultatit përfundimtar, Lëvizja Vetëvendosje me 42.30%

Partia Demokratike e Kosovës me 20.90%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA 7.06 për qind, Lista Serpska 4.26 për qind’’, ka thënë ai.