Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Korrje-shirjet, Rusinovci: Edhe këtë vit s’do të ketë prodhim të mjaftueshëm vendor

Extra AL PVC

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në shumicën e vendeve në Kosovë. Ani pse ende nuk kanë marrë subvencionet nga Qeveria, bujqit po e quajnë një vit të suksesshëm, ndërsa ekspertët thonë se edhe këtë vit nuk do të ketë prodhim të mjaftueshëm të grurit.

Bujku Valon Vehapi, nga Suhadolli i Lipjanit, i cili ka rreth 80 hektarë me grurë dhe misër, ka thënë për KosovaPress se ende nuk kanë filluar subvencionimet në bujqësi. Ai thotë se kanë marrë informacion nga ministria se janë aprovuar mjetet për një pjesë të madhe të fermerëve.

Kostoja e prodhimit sipas bujkut Valon Vehapi do të jetë 1.100 euro për një hektar ndërsa gruri është 20 centë.

“Kemi filluar diku para gjashtë ditëve, është një vit që nuk e kemi mbërri këtë rendiment prej që kur merrem me bujqësi, këtë rendiment nuk e kam mbërri kurrë. Diku sillet mesatarja e grurit shtatë ton për hektar, çka është një rekord tek unë si bujk, por edhe te të gjithë bujqit e tjerë.. Unë i kam rreth 80 hektarë me grurë, janë po ashtu edhe me misër. Nëse nuk e kishim pasur këtë rendiment që e kemi, me çmimet e grurit që e kemi këtë vit, kishim dalë shumë me humbje për arsye se çmimi është shumë i lirë. Kostoja e prodhimit derisa unë finalizoj del diku 1.100 euro për një hektar, gruri është 20 centë. Vitin e kaluar, por edhe këtë vit ende është herët, mirëpo lajmëruan prej ministrisë që këtë javë vetëm sa janë aprovuar mjetet për një pjesë të madhe të fermerëve…Kosova merr më së shumti në rajon për momentin, mirëpo që çka do që është dhënë më shumë ishte mirë, se përveç shtetit, për arsye se ngritja e subvencioneve që është bërë ka ardhur deri te rendimente të larta të grurit, për arsye se po marrin të holla po blejnë pleh dhe po ia hedhin arave dhe kjo është arsyeja pse kemi mbërri këtë vit me 7 ton për hektar”, ka thënë Vehapi.

Profesori i bujqësisë pranë Fakultetit të Bujqësisë të UP-së, Imer Rusinovci ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që krahas subvencionimit të grurit ta kenë prioritet edhe naftën për autokombajna, pasi puna në bujqësi kërkon shpenzime të mëdha të derivateve.

“Këtë vit karakterizohemi me prodhimtari shumë më të lartë për njësi sipërfaqësore që dukshëm është më e lartë në raport me vitet paraprake…6:15 Vetëm shembuj dhe modalitete të tilla bujqësinë në nivel vendi mund ta avancojnë përpara, sepse vërtet jemi karakterizuar vite më parë dhe mendoj se edhe këtë vit me pamjaftueshmëri të prodhimit vendor dhe varësinë nga importi e kemi pasur marramendëse dhe target kemi që importin ta minimizojmë ta kemi sa më të ulët dhe të kemi prodhim vendor sa më tepër.. 6:50 Ta kenë edhe prioritet krahas subvencionimit të drejtpërdrejtë të grurit edhe mbështetjen për naftë për kombajner, sepse puna primare që e kryejnë me bujqësi, kërkojnë shpenzim të madh të derivateve dhe është e pajustifikueshme që çmimi të jetë i njëjtë sikurse këta që vozisin makina luksoze”, ka thënë ai.

Kombajneri Skender Hyseni është shprehur se që 46 vite përvojë pune në këtë lami, asnjëherë nuk e mban mend një vit si ky. Hyseni e quan këtë si “vit me bereqet, i mbarë e me të gjitha të mirat”.

“Ky vit siç po shihet na është një vit i mbarë për bujqësi. Kemi filluar në Prizren dhe tash kemi mbërri në rrafshin tonë në komunën e Lipjanit e Shtimes, ku jemi për momentin duke punuar… Këtu në këtë terren i kemi shtatë copa, ndërsa kemi edhe në sipërfaqe tjera në fshatra…Nuk është qëllimi i vetëm përftimit sa është qëllimi i sigurimit të bukës të them të drejtën, por është një vit i bereqetshëm. Me vullnet jemi duke punuar se që 46 vite voziti autokombajnën, këtë vit nuk e mbaj mend asnjëherë që na ka ndodhur një vit me bereqet, i mbarë me të gjitha të mirat”, është shprehur ai.

Drejtues të Ministrisë së Bujqësisë pretendojnë se këtë vit do të ketë prodhim të bollshëm për grurë.

spot_img

Të fundit

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk...

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident...