Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Korreshi: Persona të armatosur shihen në Lushnjë për të intimiduar votuesit

Korreshi: Persona të armatosur shihen në Lushnjë për të intimiduar votuesit

Kandidati i Partisë Demokratike në Lushnjë, Saimir Korreshi, ka ngritur alarmin për praninë e grupeve të armatosura nëpër qendra viotimi, po përpiqen të intimidojnë qytetarët gjatë procesit të votimit.

Në një deklaratë publike, Korreshi tha se këto grupe patrullojnë me makina të dyshimta dhe ndërhyjnë agresivisht ndaj çdo personi të panjohur në zonë.

“Janë të armatosur nëpër qendra. Sa herë futet një makinë që s’e njohin, fusin duart menjëherë,” u shpreh ai, duke shtuar se informacionin ia ka dërguar edhe shefit të komisariatit.

Korreshi theksoi se është përballur personalisht me tre prej këtyre grupeve, të cilët nuk janë banorë të Lushnjës dhe lëvizin me një Golf dhe një Benz.

“Çdo makinë bën patronazhimin. Kë s’njohin, tentojnë ta intimidojnë. I kemi me fytyra, me targa, me gjithçka,” theksoi ai, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.