Ai ka njoftuar se pengesat janë vendosur “në të mirë të sigurisë së qytetarëve”.
“Me iniciativë të përfaqësuesve të Listës Serbe, në fshatin Prilušje janë instaluar policë të shtrirë. Fillimisht u siguruan vendet e rrezikut dhe muajin e ardhshëm do të vendosen në rrugë të tjera aty ku është nevoja”, ka shkruar ai.
Por realiteti po del të jetë krejt ndryshe, kontaktuam drejtorin e Shërbimeve Publike në komunën e Vushtrrisë, Benjamin Shala.
Tha se investimi është bërë nga Komuna e Vushtrrisë dhe se banorët në atë pjesë nuk kanë dallime nga shqiptarët.
Tha se prioritet i tyre do të mbetet siguria e gjithë qytetarëve.
“Jo ato pengesa janë të vendosura nga Komuna e Vushtrrisë, e assesi nga Lista Serbe. Prioritet i joni është siguria e qytetarëve pa dallim etnie”, tha shkurtimisht ai.
/TV Arbëria