Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Klinaku për bllokadën në Kuvendin e Kosovës: Partitë po garojnë kush të dalë viktimë para qytetarëve

Klinaku për bllokadën në Kuvendin e Kosovës: Partitë po garojnë kush të dalë viktimë para qytetarëve

Analisti politik Abdullah Klinaku i ftuar në emeisonin N’PULT në TV Arbëria me Resim Morina ka komentuar dështimin e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar procesin si një garë politike për viktimizim para opinionit publik.

Në një deklaratë në emisionin N’PULT, Klinaku tha se partitë politike nuk po tregojnë vullnet të sinqertë për zgjidhje institucionale, por janë të përqendruara në perceptimin publik.

“Partitë politike janë duke provu se kush para qytetarëve ka me dalë viktimë e këtij procesi,” tha ai, duke e cilësuar këtë si një strategji politike për të fituar simpati në mungesë të rezultateve konkrete.

Sipas tij, ideja kryesore që qëndron pas kësaj qasjeje është ndërtimi i një imazhi të rremë të pafajësisë:

“Ideja është që me u paraqit sa më viktimë para qytetarëve,” shtoi Klinaku.