Aktualisht jemi bllokuar në marrjen e iniciativave të ndryshme shkaku i mungesës së një qeverie dhe i mungesës së Kuvendit të Kosovës. Lista jonë e problemeve që ne duam t’i diskutojë me institucionet tona është e gjatë por aktualisht s’ke me kënd të diskutosh, duhet të presim. Kështu ka deklaruar drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë. Kushtrim Ahmeti.
I ftuar në emisionin “n’Detaje”, ndër tjerash Ahmeti theksoi se iu kanë bërë thirrje partive politike në vend që sa më shpejt të bëjnë zgjidhje sa i përket konstituimit të Kuvendit.
Ne ju kemi bërë thirrje të gjitha partive politike, t’i lënë anash inatet e tyre personale të mendojnë për situatën që gjendet vendi jonë. Ne nuk e kemi lluksin të presim për kaq kohë të gjatë duke u përballur me këto bllokada dhe lojëra shko vetëm pesë minuta në Kuvend, bëje një nënshkrim dhe dil prap ga aty dhe mos bëj asgjë./TV ARBËRIA./