Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Konjufca shkakton të qeshura në seancë : “Ministër pse s’po e kryen doktoraturën si Bekimi”

Konjufca shkakton të qeshura në seancë : “Ministër pse s’po e kryen doktoraturën si Bekimi”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkaktuar të qeshur në seancën e sotme duke e pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia se pse nuk po e kryen doktoraturën.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu iu drejtua ministrit, Vitia duke i thënë se tash e 18 vite nuk e ka kryer specializimin.

“Çka me thënë zotëri Vitia që 18 vite një specializim nuk ke arritur me kry“, tha Haxhiu.

Pas kësaj deklarate duke qeshur kryeparlamentari, Konjufca e pyeti ministrinë Vitia se pse nuk e ka kryer doktoraturën si deputetit i PDK-së.

“Ministër pse s’po e kryen doktoraturën si Bekimi”, tha kryetari i Kuvendit.

/TV Arbëria