Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kërkimi i Kurtit për aleatë/ Rid Berisha: Këtë javë do qartësohet përfundimisht përbërja e qeverisë

Kërkimi i Kurtit për aleatë/ Rid Berisha: Këtë javë do qartësohet përfundimisht përbërja e qeverisë

Gjatë fushatës elektorale, por edhe mbrëmjen e 9 shkurtit, Albin Kurti, ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj rivaleve të tij politikë, madje duke i vendosur edhe epitetin “Hajvan”.

Ndërsa sot, i gjendur në vështirësi për numrat që do t’i mundësonin një shumicë qeverisëse, ky i fundit po kapërcen fjalët e tij, vetëm për karrigen e pushtetit. Por si do të arrijë Albin Kurti t’i bëjë numrat për formimin e qeverisë së re në Kosovë?

Gazetari i njohur Rid Berisha, në ABC News komentoi përpjekjet e Albin Kurtit në bindjen e rivalëve, që t’i japin numrat për formimin e qeverisë.

Ai thekson se Albin Kurti mund ta bëjë qeverinë me pakicën joserbe si dhe me partinë NISMA Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

“Votuesit në Kosovë, jo vetëm për Kurtin, por edhe për politikanët e tjerë kanë një opinion dhe një pasqyrë të qartë në atë se çfarë thonë politikanët në fushatë dhe atë se çfarë bëjnë më pas. Kurti po bën lëvizjet e fundit gjashtë ditë para se të kostituohet Kuvendi i Kosovës, më 15 prill. NISMA mund të marrë kryetarin e Kuvendit dhe dy apo tre ministri. Pres që nesër ose pasnesër të konfirmohet koalicioni i Kurtit me Fatmir Limaj, dhe të bëjnë transparencë”, tha ai.

Gjatë bisedës, Berisha tha se nëse kjo formulë realizohet, atëherë Fatmir Limaj mund të shpërblehet me postin e kryetarit të Kuvendit, kurse kreun aktual Glauk Konjufcën, e shikon më shumë  në postin e ministrit të Jashtëm në vend të Donika Gërvallës..

“Këtë javë do të qartësohet përfundimisht përbërja e qeverisë dhe ndarjes së pozicioneve në qeveri. Donika Gërvalla nuk besoj se do jetë në ndonjë pozicion siç ka qenë. Pres që ajo të rrijë afër Kurtit, për shembull në pozicionin e zv.kryeministres. Kjo është formula; kryeministër Albin Kurti dhe kryetar i Kuvendit Fatmir Limaj”, tha ai.