14:50 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KEK-u shtyn sërish afatin për lidhje të kontratave me biznese

KEK-u shtyn sërish afatin për lidhje të kontratave me biznese

Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka shtyrë sërish afatin për lidhje të kontratave me bizneset.

Afati është shtyrë për 1 ditë, teksa theksohet se sërish arsye për këtë ka qenë interesimi i madh dhe pamundësia që të realizohen të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë.

“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më datë 12.06.2025. Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë”, tha KEK-u në njoftimin e sotëm.

Kjo është hera e tretë që KEK-u shtyn afatin për nënshkrim të kontratave me bizneset që dolën në treg të hapur të energjisë elektrike.