Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. (KEK) njofton opinionin publik dhe të gjitha bizneset se, bazuar në vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), nga data 1 qershor 2025 ka filluar zyrtarisht liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë.
“KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me mandat të vlefshëm deri më 30 Korrik 2025. Konsumatorët që nuk kanë zgjedhur ende furnizues në tregun e lirë kane kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe furnizohen me energji elektrike nga dt. 01 qershor 2025 nga KEK-u.
Obligimet që rrjedhin nga liberalizimi i tregut
Afati ligjor për furnizim nga FMF ka filluar më 01.06.2025.
Afati për lidhjen e kontratave me KEK si FMF është 8 ditë nga kjo datë.
Për këtë qëllim, ju lutemi qe menjëherë të na kontaktoni në adresën zyrtare:
[email protected] ose ne tel: 080010600
Në komunikim, përfshini këto të dhëna të përditësuara të subjektit tuaj:
Numri i biznesit (NUI)
Emri i biznesit, sipas regjistrimit zyrtar ne ARBK
Pikat matëse
Adresa e biznesit
Kontaktet (e-mail dhe numër telefoni)
Letërnjoftim i personit te autorizuar
Për çdo paqartësi apo nevojë për informata shtesë, stafi ynë është në dispozicion”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.