Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij si dhe të bashkëshortes, Anita Haradinaj.
Në regjistrin e publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit del se Haradinaj në pjesën e pasurisë së paluajtshme ka raportuar katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë.
Haradinaj ka paraqitur edhe dy vetura, njërën në emër të tij dhe tjetrën në emër të bashkëshortes.
Lideri i AAK-së është aksionar edhe në një firmë ndërtimore HCC sh.p.k. 50 për qind të aksioneve i ka ai dhe 50 për qind bashkëshortja e tij.
Haradinaj tutje ka raportuar edhe paratë e gatshme në llogari. Ai i ka raportuar 16 mijë euro para të gatshme të tij dhe 58 mijë euro të bashkëshortes.