Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kastrati premton se do ta vendosë shtatoren e Gjergj Kastriotit – Skenderbeu në Malishevë

Kastrati premton se do ta vendosë shtatoren e Gjergj Kastriotit – Skenderbeu në Malishevë

Sot kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Katrati priti në takim stërnipin e Gjergj Kastriotit, Lorik Kastrioti i cili po qëndron në Kosovë me ç’rast do të marrë pjesë në organizimin e ditëlindjes së Skenderbeut që do të mbahet në sheshin e Prishtinës më 6 maj.

Përgjatë takimit i pari i komunës, i premtoi Kastriotit se në këtë komunë vitin e ardhshëm do të vendosë shtatoren e kryeheroit kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

Teksa Kastrioti u zotua se do t’a ndihmojë komunën e Malishevës në agrokulturë, dhe çdo lëmi tjetër që është prodhuese këtu, në mënyrë që në marketet italiane të ketë vend për shitje./TV ARBËRIA./