Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kastrati-Kurtit: Urgjente duhet të bëj analizë psikiatrike në QKUK, e rëndësishme për të ardhmen e VV’së

Kastrati-Kurtit: Urgjente duhet të bëj analizë psikiatrike në QKUK, e rëndësishme për të ardhmen e VV’së

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti që tha se Kosova i ka marrëdhëniet me ShBA-të më të fuqishme se kurrë.

Por, sipas Kastrati diçka e tillë nuk qëndron, teksa potencoi disa nga veprimet e ShBA-ve drejt Kosovës dhe Qeverisë aktuale.

“SHBA ka sanksionuar Kosovën përmes FSK.Ambasadori amerikan ka deklaruar qartë se marrëdhëniet me Kosovën nuk janë të mira. Ambasadori amerikan tha se Kurti nuk po viziton SHBA me ftesë të qeverisë amerikane por me ftesë të NDI. I njëjti tha se hapja e urës pa koordinim rrezikon jetët e ushtarëve amerikan”, tha Kastrati.

“Ndërsa, Kurti po thotë “kurrë më mirë nuk kanë qenë raportet me SHBA””, shton ai.

Teksa thotë për Kurtin se nuk është i padijshëm, Kastrati jep dy përshkrime për gjithë këtë situatë.