Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli për Kurtin: Intenca dhe vullneti i tij për politikën, do ta preferonte një koalicion të mundshëm me LDK-në

Kasolli për Kurtin: Intenca dhe vullneti i tij për politikën, do ta preferonte një koalicion të mundshëm me LDK-në

I ftuar në emisionin ‘ARB Debat’, me gazetarin Rid Berisha, analisti politik Afrim Kasolli, deklaroi se intenca e kryeministrit Kurti dhe vullneti i tij politikë do ta preferonte më shumë një koalicion me LDK.

“Intenca e kryeministrit Kurti, vullneti i tij politik do të ishte më tepër me Lidhjen Demokratike të Kosovës përkundër asaj që ka ndodhur mbase ai do ta preferonte më shumë një koalicion me LDK me tre kandidatët e NISMA-s dhe partitë minoritare dhe me Listën Serbe do ta zgjidhnin që e ka Kosova vitin e ardhshëm për zgjedhjen e presidentit të vendit”, deklaroi ai në ‘ARB Debat’./tvarbëria/