20:39 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Neveritëse kjo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës

Kasolli: Neveritëse kjo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës

Analisti politik Afrim Kasolli ka komentuar ngërçin politik me Kuvendin e Kosovës duke e cilësuar si neveritëse.

Kasolli në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria më tej theksoi se kjo situatë po e rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike e politike të Kosovës në nivel vendor e ndërkombëtarë.

“Jemi në këtë bllokadë fundi i së cilës nuk po shihet, nuk shihet asjnë dritë në fund të tuneli, ndonjë rrugëzgjidhje , ndonjë mundësi për të dalë. Ndërkohë situate vazhdon të përkeqësohet gjithnjë e më shumë në aspëktin ekonomik e politik, si ndërkombëtarë ashtu  edhe vendor. Kurse deputetët, subjektet parlamentare konkretisht ato që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës janë të ngujuar në pozicionet e tyre mospajtuese dhe është e paimagjinueshme, është neveritëse  kjo që po ndodh me Kuvendin e Kosovës dhe kjo lloj papërgjegjësie në raport me vullnetin e sovranit”, tha ai.