Analisti politik Afrim Kasolli, në ARB Debat me Rid Berishën, në TV Arbëria, ka thënë se ardhja e Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë që të zgjohen nga gjumi vendet evropiane.
“Lufta në Ukrainë, sepse deri para luftës në Ukrainë, sidomos Gjermania, si fuqia kryesore ekonomike, ishte e kënaqur me marrëdhëniet ekonomike me Rusinë dhe sigurinë që e garantonin SHBA-të. Këto dy ngjarje, lufta në Ukrainë dhe fitorja e Trump në SHBA, i ka zgjuar nga gjumi në këtë aspekt gjeopolitik,” ka potencuar Kasolli në ARB Debat.
Sipas Kasollit, “Evropianët është dasht të zgjohet më herët nga gjumi” sepse thekson se sot konkurentët kryesorë të SHBA-së nuk janë evropianët.
“Evropianët është dasht të zgjohet më herët nga gjumi, sepse edhe sot konkurentët kryesorë të SHBA-ve nuk janë vendet evropiane,” ka thënë Kasolli në ARB Debat në TV Arbëria.
Kasolli thotë se shqetësimi i Gjermanisë mbetet roli i saj në NATO