Analisti Afrim Kasolli në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën ka komentuar zhvillimet e sotme politike me theks të veçantë dështimin e sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sipas Kasollit, kryeministri në detyrë është i shantazhuar nga partitë minoritare joserbe duke iu referuar kërkimit të pozitave.
“Duket që tashmë kryeministri në detyrë Albin Kurti është i shantazhuar edhe nga partitë minoritare jo serbe duke kërkuar pozita gjithnjë e më të favorshme për to, në këmbim të mbështetjes parlamentare”, tha Kasolli në TV ARBËRIA.