Analisti politik Afrim Kasolli, përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se gara për kryetar të Prishtinës po nxehet dita-ditës.
Sipas Kasollit, tri kandidaturat e partive politike nuk sjellin ndonjë alternativë për qytetarët e kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Gara per kryetar te Prishtines, ndonëse nuk ka filluar ende, zyrtarisht megjithatë ajo po nxehet dita dites.
Tashme Partia Demokratike e Kosovës e ka bere te ditur se kandidat i saj per kete pozite do te jetë kryetari ilegal i degës se PDK-se ne Prishtine, Uran Ismali, sepse te njejtit i ka skaduar mandati legal i kryetarit dhe ky subjekt nuk i ka mbajtur zgjedhjet e brendshme.
Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës, do te vazhdoje sipas te gjitha gjasave me ekspermientin e arkitektetit te importuar nga Londra. Vetëvendosje ende po e mban sekret emrin e kandidatit te saj.
Sidoqoftë, qytetarët e Prishtines tashme ndodhen perballe tri alternativave qe nuk kane cka t’u ofrojnë atyre. Menyra e qeverisjes se Perparim Rames është deshmuar. Nje pushtet qe edhe sherbimet bazike si berrlogu nuk mund t’i menaxhoj. Te mos flasim per tjerat.
Mbrojtja qe po ia bene Lumir Abdixhiku ketij kuadri tregon se ai e ka te lidhur fatin politik me te. Mbase nga financimi i fushates elektorale per zgjedhjet e fundit nacionale duke sajuar projekte futuristtike nga Inteligjenca Artificiale.
Ndërkohë, modeli insiprues i Uran Ismalit se si duhet te menxhohet nje kryeqytet, nga shembulli i Lali Erit, tashme ka përfunduar prapa grilave. Prandaj eshte i shpenzuar pa filluar. Fakti se si kjo parti nuk ka guxuar ta ngris zerin per perfitimet enorme te kompanise NOA Energy, te lidhura me nje bizmen qe kishte pasur marrdhenie tregtare edhe me gruan e krye bashkiakut te Tiranes, flet shume.
Kurse Vetëvendosje pavarësisht se kënd do ta nominoje, shembulli i saj i qeverisjes qendrore eshte deshmi e mjaftueshme se pse ajo nuk ofron asnjë alternativë. Përkundrazi, kolaps urbanistik, klientëlizim dhe korrupsion. /TV Arbëria