Një operacion policor në Vushtrri ka rezultuar me sekuestrimin e një kilogrami substancë narkotike dhe arrestimin e një të dyshuari.
Sipas njoftimit, aksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri.
Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor.
Njësitë policorë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e të dyshuarit.