Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kajtazi: Kushdo prej opozitës që i bashkohet Kurtit bën krim dyfish më shumë se ai

Kajtazi: Kushdo prej opozitës që i bashkohet Kurtit bën krim dyfish më shumë se ai

Gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë deklaratë të fortë teksa flitet për formimin e qeverisë së ardhshme.

Ai thekson se kushdo prej opozitës që i bashkohet Albin Kurtit në qeverisjen e ardhshme bën krim dyfish më shumë se Albin Kurti që ka bë këto katër vjet.

“E para, sepse i amniston të gjitha krimet paraprake, e dyta ja mundëson me kry krime tjera. Një parti opozitare cilado qoftë që hyn me Albin Kurtin me qeverisje nuk e meriton me ekzistu më si parti politike. Nuk mundet ma me pas fytyrë me dal me lyp votë. Nuk bëhet kjo punë sepse nëse Kurti e ka prish Kosovën me Amerikën dhe ti i bashkohesh atëherë ti je më i zi se ai. Krimi me energji elektrike, me korrupsion, je më keq se ai. Nuk arsyetohet në asnjë mënyrë hyrja me të për ti shmang zgjedhjet vitin e ardhshëm”, tha Kajtazi në Rubikon.

Teksa komenton qëndrimet e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ai thotë se ai po tregohet shumë egosit.

“Abdixhiku po tregohet shumë egoist, jo vetëm si subject politik por edhe personal. Po e llogarit shumë karrierën e tij”.