Analisti Dibran Hoxha ka thënë në “Pressing” të T7, të hënën, se ka pasur aludime se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka qenë i njoftuar për shumicën e aferave.
Kurti është ftuar për sot në mëngjesë për intervistim nga Prokuroria Speciale, por nuk ka shkuar me arsyetim se ndodhet në vizitë jashtë shtetit.
Hoxha thotë se diskursi i VV-së është që edhe të viktimizohen, por edhe të fitojnë.
“Nga shumë njerëz ka pasur aludime, madje njëri prej tyre i besoj shumë që kryeministri ka qenë i njoftun për shumicën e aferave dhe pse nuk ka reagu ajo është çështje e tij”, ka thënë ai.
“Ju e pat statusin e zëdhënësit të Qeverisë, dmth këta donë me na paraqit si viktimizim dhe dëshirojnë me krahasu me vitin 2021, ku ajo situatë e viktimizimit ka prodhu sukses sepse ka prodhu rezultatin e 51%, kur Kurti nuk ishte në listë për deputet. Edhe dojnë me ta paraqit si viktimizim edhe dojnë me fitu, kjo është hegjemoni e mënyrës sesi operon Vetëvendosja dhe mënyrës siç dëshiron me ndërtu diskursin”, ka deklaruar Hoxha.