Gazetari Jusuf Bytyqi i ftuar në emisionin “N’PULT”, me Resim Morina, prodhim ky nga TV Arbëria, ai ka folur për fushatën zgjedhore që u zhvillua para 9 shkurtit.
Bytyqi ka potencuar se partia në pushtet, VV-ja gjatë tubimeve që ka zhvilluar ka degraduar me gjuhën e përdorur.
“Fushata zgjedhore e shumicës së partive politike, posaçërisht atyre partive të cilat ose e kanë traditë të prej para luftës ose të pas luftës, ka qenë në nivelin më të mirë ndërsa pikërisht partia që është në pushtet ka degradu me fjalorin e saj në pothuajse në të gjitha tubimet e saj, me akuza me kërcnime për sistemin e drejtësisë dhe çështje të tjera për të cilat, në vend se të fliste për programet ose synimeve programore për qeverisjen katërvjeçare, fliste me akuza me qëllime që t’i dëmtojë edhe më tepër proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova edhe në muajt e fundit”, ka thënë Bytyqi. /TV Arbëria