Njohësi i çështjeve politike njëherësh drejtor ekzekutiv i ‘Demokracia Fillon Këtu’, Shemsi Jashari ka reaguar në lidhje me krizën institucionale në vend dhe deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti se ‘refuzimi për ta votuar Albulenën kryeparlamentare, tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme’.
Reagimi i plotë:
“Keqpërdorimi si formë qeverisjeje, nga simbolet kombëtare tek çështjet gjinore”
1. Keqpërdorimi i simboleve kombëtare
Flamuri kuq e zi është shndërruar në mjet propagandistik elektoral dhe jo në simbol uniteti kombëtar.
2. Manipulimi i ndjenjave patriotike
Bashkimi kombëtar u përdor vetëm si slogan për përfitim politik, pa asnjë veprim real në këtë drejtim.
3. Keqpërdorimi i çështjeve gjinore
Qeveria po përdor barazinë gjinore për të mbuluar dështimet e saj, duke e paraqitur krizën parlamentare si sulm ndaj një kandidateje grua – gjë që është manipulim i qëllimshëm.
4. Instrumentalizimi i grave në pushtet
Në vend që të fuqizojë gratë në mënyrë meritore, Kurti i përdor ato për të udhëhequr dikastere të përfshira në skandale:
Ekonomia: presion ndaj biznesit dhe keqmenaxhim.
Drejtësia: shkelje kushtetuese dhe bllokadë institucionale.
Energjia: keqpërdorime masive dhe mungesë transparence.
5. Gratë si mburojë morale për kriza politike
Qeveria i përdor gratë si fasadë për të shmangur përgjegjësinë, jo për të përmirësuar përfaqësimin dhe integritetin institucional
6. Fyerje ndaj relitetit të shoqërisë kosovare
Në një vend që ka pasur dy gra presidente në vetëm dy dekada, ta quash këtë shoqëri “patriarkale” është tallje me të vërtetën dhe përpjekjet e grave që kanë ndërtuar këtë shtet.
7. Problemi nuk është gjinia , është keqpërdorimi i pushtetit
Nuk është problem që kandidatja është grua, problemi është se pushteti është në duart e një njeriu që përdor çdo mjet për ta ruajtur atë, pa respekt për demokracinë apo qytetarin.