Procesi i zgjedhjeve të vitit 2025 ka sjell aludime të problemit mos funksionues të serverit nga KQZ. Avokati, Arber Jashari ka thënë se ka qenë proces zgjedhor që ka vijuar në rregull dhe problemet që kanë ndodh mund të jenë të natyrës teknike.
“Mund të them se Kosova di të organizoj zgjedhje, ka institucione që funksionojnë mirë dhe se nuk ka pas problem që do ta dëmtonin kredibilitetin e zgjedhjeve ose do ta cenonin paprekshmërinë e votës”.
Pavarësisht kësaj, rasti i ndodhur në Gjilan, për veprën penale, të ashtuquajtur “fotografimi i votës”, me qëllim që të dëshmohet votimi i një partie të caktuar në këmbim të ndonjë ryshfeti, do të shqiptohet me 5 vite dënim sipas avokatit Jashari.
“Prokuroria duhet të hetoj nëse është bërë qëllimisht për të ndikuar në rezultatin zgjedhor, nëse është gabim teknik, bie në përgjegjësi të organizatorit të KQZ-së” ka thënë ai. /TV Arbëria