Kryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve ka deklaruar në TV Arbëria se cilido kryeministër në Kosovë i cili nuk punon sipas amanetit të dëshmorëve të kombit nuk do të mund të bashkëpunonte me ta.
Kështu deklaroi Jashari në emisionin “N’PULT”, duke komentuar mosbashkëpunimin e organizatave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Qeverinë Kurti.
“Cilado qeveri që ka qenë dhe që do të vijë, ne do t’iu sygjerojmë që në radhë të parë ta çmojnë rrugën se si kemi ardhë deri këtu, rrugën siç e thashë plot sakrificë e mund dhe nëse nuk e çmojmë, nëse qeveritë cilado të jetë ajo, cilido kryeministër që mund të jetë nuk punon për interesa nacionale dhe kombëtare, nuk punonnë rrugën e amanetit të dëshmorëve të kombit e ka problem të ketë bashkëpunim me ne”, theksoi Jashari./TV ARBERIA