Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Jakup Krasniqin e viziton për herë të parë mbesa e tij, Gresa: Qeshi, qau e fjeti në krahët e gjyshit

Jakup Krasniqin e viziton për herë të parë mbesa e tij, Gresa: Qeshi, qau e fjeti në krahët e gjyshit

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, sot është vizituar për herë të parë nga mbesa e tij, Toska bashkë me vajzën e tij, Gresa Krasniqi.

Këtë e ka bërë të ditur, Gresa Krasniqi e cila ndau momente nga vizita, ku tha se vajza e saj, Toska, qau, qeshi e fjeti në krahët e gjyshit të saj.

“Sot Babin e ka vizitu mbesa e tij e parë, Toska jonë e bukur. Ka qajt, ka qesh e ka fjet në krahët e gjyshit. Sot Babi zemrën e ka të mbushur me dashni”, shkroi Krasniqi në “Facebook”.

Jakup Krasniqi është arrestuar nga Gjykata Speciale më 4 nëntor të vitit 2020.