Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur të shtunën në Istog.
Bëhet e ditur se babë e bir janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Pas trajtimit mjekësor të dyshuarit janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit njëri prej të dyshuarve (djali) është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër (babai) është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje.