Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Ish deputeti i PDK’së: Për shkak të Kurtit po jetojmë në një bllokadë institucionale të plotë, plan i tij për me e dështu shtetin e Kosovës

Ish deputeti i PDK’së: Për shkak të Kurtit po jetojmë në një bllokadë institucionale të plotë, plan i tij për me e dështu shtetin e Kosovës

Ish deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria ka hedhur akuza ndaj Vetëvendosjes dhe partive opozitare për bllokadën e krijuar në Kuvendine Kosovës.

Por që sipas tij, fajtori kryesor i kësaj bllokade është kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili sipas Kastratit, e ka për qëllim dështimin e shtetit të Kosovës.

“Në obzervimin tim është kronika më e zezë e politikës bashkëkohore të Kosovës në këto dekadat e fundit. Është komike gjithsesi po më shumë është tragjike., sepse për mu është një lloj krimi, një përçmim i paimagjinueshëm që I bëhet brezave jo vetëm neve qytetarëve që po jëtojmë këtu, po gjithë brezave që kanë sakrifiku e kontribu për me e bë këtë shtet”.

 

Këta të VV’së në krye me Albin Kurtin gjatë mandatit katër vjeçarë hajninë e patën bë ligj, e tash turpin po e bëjnë standard.

Sikur njeri që ka nevojë për bukë e për ujë, shteti ka nevojë për institucione

“Këta janë mveshë me përgjegjësi nga vullneti i qytetarët dhe nuk dojnë ta ushtrojnë atë përgjegjësi. Këta ish dashtë me i rrethu dhe me i lënë pa bukë e pa ujë, derisa ti formojnë institucionet”.

 

Po jetojmë në shoqëri të paaftë dhe të paralizume

“Një shoqëri e cila nuk ka aftësi për me reagu, nuk reagojnë për bërllogun që na mbuloi, nuk reagojnë për rrymën  do me thënë është shoqëri e paralizume, e paaftë dhe pasive, prandaj nuk ndodh ky rrethim demokratik i Kuvendit. Për shkak të Albin Kurtit ne po jetojmë në një bllokadë institucionale të plotë. Plan i Albin Kurtit për me e dështu shtetin e Kosovës”.

 

Takimi i Osmanit me partitë politike, Kastrati: I kotë si figura politike e Vjosa Osmanit

“Kurgjo hiq, unë po mendoj që takimi ishte fare i kotë ashtu siç është edhevet figura politike e Vjosa Osmanit  do të thotë krejt kot fare. Gjithmonë ka qëndru diku në periferi, gjithmonë është kyq në fund të lojës”.

 

Mendoj që të gjithë partitë politike po gënjejnë kur po thonë që janë të gatshëm me shku në  zgjedhje.

“Vetëvendosja thjesht po provokon, nëse ish blloku opozitarë po thojnë duhet me shku në zgjedhje si shkohet në zgjedhje pa e votu fatkeqësisht Albulena Haxhiun. Albin  Kurti nuk i ka votat dhe po e hedh një person qesharak si Albulena Haxhiu e cila nuk është ylli polar, por në fakt është një person ma degradim në politik s’ka pasë kurrë historia politike e Kosovës dhe ministre më të dështuar s’ka pasë kurrë”.

 

Ma përpara del Albin Kurti në rrugë me protestu kundër opozitës sesa opozita kundër Albinit

“Pesë pare s’i jep më Albin Kurti çka thotë ambasadori britanez, ambasadori gjerman, çka thojnë partitë politike madje çka thotë edhe ky popull.Ka hy në një zonë të komoditetit thotë hajt se unë votohem ashtu kështu. Kosova kurrë më keq, e izoluar, në sanksione, I humbi një miliardë euro tash, rryma shtrenjtohet  ky rrin edhe qesh thotë nuk ka urgjencë”.